Solidarizimi i Real Madrid, hap “Santiago Bernabeu” për betejën ndaj COVID-19

schedule19:45 - 26 Mars, 2020

schedule 19:45 - 26 Mars, 2020

Situata në Spanjë nuk është aspak e mirë dhe koronavirusi është përhapur shumë. Ky është vendi i dytë më i prekur në Europë dhe mijëra persona kanë humbur jetën.

Solidarizimi nuk mungon nga pjesëtarët e botës së futbollit. Shumë lojtarë kanë dhuruar para, mes tyre edhe shumë klube. Real Madrid nuk mund të mungonte dhe ka vendosur të hapë “Santiago Bernabeun”.

Stadiumi mitik do të kthehet në një depo shëndetësore gjatë këtyre ditëve të vështira. Lajmi është konfirmuar nga klubi në rrjetet sociale. Të gjithë ata që duan të dhurojnë diçka do paraqiten në stadiumin e Realit dhe më pas do e marrë në dorë situatën Ministria e Shëndetësisë për t’i shpërndarë aty ku është më e nevojshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!