Portugalia siguroi një sukses të madh në Euro 2016 dhe vazhdon të jetë skuadra kampione në fuqi. Ronaldo me shokë, por edhe stafi teknik e gjithë drejtuesit e kombëtares luzitane, kanë kryer një gjest shumë të bukur.
Ata kanë hequr dorë nga gjysma e premios së përfituar për kualifikimin në Euro 2020, kompeticion që është shtyrë për verën tjetër prej pandemisë globale të koronavirusit. Federata e Portugalisë vendosi të pezullonte përfundimisht kampionatet amatore në vend dhe ky sezon nuk quhet.
Për t’i ndihmuar ata kanë menduar lojtarët e kombëtares. Gjysma e premios prej të cilës kanë hequr dorë do të shkojë për futbollin amator të vendit, lajm që është konfirmuar nga Federata (FPF), shumë që i shtohet fondit prej 4.7 milion eurosh që ka gati FPF për klubet amatore dhe shoqatat rajonale. /abcnews.al