Solidarizimi i çiftit Milik, restoranti i tyre kalon në shërbim të mjekëve

schedule16:56 - 29 Mars, 2020

schedule 16:56 - 29 Mars, 2020

Solidarizimi në këto ditë të vështira vazhdon. Arkadiusz Milik dhe e fejuara Jessica, kanë vendosur të shfrytëzojnë restorantin e tyre Food&Ball që kanë në vendlindje. Ai është mbyllur këto kohë, por sulmuesi i Napolit ka vendosur ta shfrytëzojë për trupat mjekësore të Katoëice në Poloni.

Iniciativa ka qenë e Jessicas, e cila ka hedhur idenë që të gatuhet ushqim për mjekët dhe infermierët që po luftojnë kundër COVID-19. Ushqimi që përgatitet niset për në spitalet e qytetit në ndihmë të heronjve të këtyre kohëve.

Duhet të mbrojmë shëndetin tonë. Jemi mbyllur por po përgatisim ushqim për mjekët që punojnë ditë e natë. Faleminderit! Edhe pse restoranti nuk është i hapur nuk i harrojmë ata që janë në shërbim të vazhdueshëm të njerëzve”, lexohet në postimin e bërë te faqja zyrtare e restorantit të çiftit polak. /abcnews.al