Krizë e madhe ekonomike në Gjermani dhe kudo në Europë e botë. E gjithë për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e Coronavirusit. Shumë të prekur, viktima, biznese të mbyllura dhe njerëz që kanë humbur punët e tyre. Kjo situatë e vështirë duhet përballuar në njëfarë mënyrë.
Në për periudhë ka edhe njerëz që tregojnë zemërgjerësinë e tyre dhe mundohen të ndihmojnë. Ndodh me njerëzit e botës së sportit, sikurse te Bayern Munchen. Disa prej lojtarëve kanë dhuruar shumë ta konsiderueshme, ndërkohë që tanimë ka edhe një donacion në grup.
Drejtues dhe lojtarë, sikurse raporton gazetari i Bild, Christian Falk, do të dhurojnë për qind të pagave të tyre për punonjësit e tjerë të klubit, të cilët janë gjithë kohën në shërbim të tyre dhe sigurisht pagesat e tyre janë të një tjetër standardi. Një gjest solidariteti për t’u vlerësuar dhe që e kanë ndjekur disa klube europiane. /abcnews.al