Solidariteti i Atletico Madrid, kthen stadiumin në një kuzhinë gjigante

schedule12:18 - 21 Prill, 2020

schedule 12:18 - 21 Prill, 2020

Atletico Madrid ka zgjedhur t’i vijë në ndihmë njerëzve në nevojë. “Wanda Metropolitana” është një nga stadiumet më luksozë në botë, prej kohësh nuk është zhvilluar një ndeshje në të për shkak të koronavirusit dhe klubi spanjoll ka vendosur ta përdorë për bamirësi.

Ansa raporton se kuzhinat e stadiumit të “Colchoneros” do të prodhojnë ushqim falas për personat e varfër dhe në nevojë. Presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo ka arritur një marrëveshje me Komunitetin Autonom të Madridit për luftën ndaj pandemisë.

Falë akordit, rreth 50 mijë vakte ushqimore do të gatuhen çdo ditë në kuzhinat e “Wanda Metropolitana” dhe do t’u dhurohen atyre që po vuajnë në këtë situatë të jashtëzakonshme. Solidaritet dhe gjest i bukur i klubit spanjoll në këto kohëra të vështira. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!