Solidaritet me të prekurit nga tërmeti, përballje yjesh në “Air Albania Stadium”

schedule15:28 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 15:28 - 27 Dhjetor, 2019

“Air Albania Stadium” do të hapë sërish dyert dhe sërish në një ndeshje që do të arkëtojë të ardhura për të prekurit nga tërmet i 26 nëntorit. Andi Lila, kreu i Sindikatës së Futbollistëve, prej kohësh është angazhuar për të zhvilluar një ndeshje miqësore mes veteranësh.

Sigurisht do të ketë lojtarë që kanë luajtur me kombëtaren shqiptare, ndërkohë që këtë organizim do e mbështesin edhe yje të Italisë kampione bote të vitit 2006. Gjithashtu do të ketë veteranë të Turqisë, që në vitin 2002 zuri vendin e tretë në kampionatin botëror të Japonisë.

I gjithë mozaiku përmbyllet me veteranët e Greqisë së “Euro 2004”, kampione Europe. Ata kthehen në Shqipëri, aty ku u mundëm më parë, por gjejnë një stadium të ri si “Air Albania Stadium”, ku “Qemal Stafa” i atëhershëm emërtohet vetëm njëra tribunë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!