Sokol Hazizi: OFL ndoshta u ngrit kastile për të bllokuar SPAK-un

schedule21:23 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 21:23 - 22 Dhjetor, 2020

Ngritja e shpejtë e OFL-së, ndoshta e qëllimshme, shihet prej juristëve si një pengesë serioze në punën e SPAK.

Duke folur për Vetting në ABC, juristi Sokol Hazizaj thotë se për shkak të vijimit të shumë hetimeve në fushën e narkotikëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, u instaluan dy vepra penale që, sipas tij e ngarkuan së koti SPAK.

“Nuk e di nëse është e qëllimshme apo jo, kjo është çështje tjetër, që do i përkasë historisë së zhvillimit të jurisprudencës në Shqipëri…Ose për shkak të vijimit të shumë hetimeve në fushën e narkotikëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, me dëshirë apo pa dëshirë, u instaluan dy vepra penale, siç është krimi i organizuar dhe veprimtaria nën strukturën kriminale, që e ngakruan së koti Strukturën e Posaçme,” shprehet juristi Sokol Hazizaj.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë  Arjan Dyrmishi  shprehet:

“Krimi i organizuar, për shkak edhe të ngritjes së OFL, që shërbeu si një lloj mekanizmi ndihmës, ndërmjetës në mungesë të BKH-së për të furnizuar SPAK-un me çështje duke u ndihmuar për çështjet e krimit të organizuar dhe nga ligji anti-mafia, i cili e lejon hetimin administrativ, pronësor pa pasur një çështje kriminale duke i dhënë mundësinë hetimit që t’u kërkojë individëve që t’i provojnë asetet që kanë ata në zotërim, që burojnë nga burime të ligjshme.” /abcnews.al/