Që nga lashtësia, Dita e Verës është një traditë për qytetin e Elbasanit, pasi aty organizohen festime të ndryshme dhe padyshim shtrohet sofra me ushqimet tradicionale dhe karakteristike të kësaj dite.
Gazetarja Gerta Vasku ka marrë në intervistë për ABC News një nga aktorët e këtij qytetit, Eduart Çala, i cili i ulur këmbëkryq në sofrën e shtruar në mes të Elbasanit ka folur për këtë festë dhe traditat e saj.
Ndër të tjera, ai ka thënë se Dita e Verës simbolizon ripërtëritjen e shpirtrave të natyrës dhe e njëjta gjë duhet të ndodh dhe me njerëzit, të cilët duhet të dhurojnë sa më shumë dashuri me njëri-tjetrin.
“E gjithë Shqipëria ka ardhur këtu në Elbasan, por jo vetëm, kanë ardhur dhe nga të gjitha trevat tona, Kosova, Maqedoni, Presheva dhe Mali i Zi. Tashmë kryeqendra është Elbasani. Siç e shikoni njerëzit janë të qeshur sepse Dita e Verës simbolizon ripërtëritjen e shpirtrave të natyrës.
Kjo ditë sjelltë sa më shumë dashuri mes njëri-tjetrit, mirësi, begati mes të gjitha familjeve që e festojnë Ditën e Verës. Edhe zoti na deshi dhe doli gjithë ky e diell.
Sofra e Elbasanit përveç gjellëve tradicionale, si tava e kosit, tava me kumbulla dhe shumë gjellë të tjera, por kryesorja është ballakumja e Elbasanit, revania e Elbasanit. Gjithçka ka të bëjë me bereqetin që sjellë. Më lejo të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata elbasanas që e bën të trashëgueshme këtë festë”, u shpreh Çala./abcnews.al