Socialisti nga Durrësi braktis të majtën: Rrita dy fëmijë e i nisa jashtë, mbështesim Xhaferajn! Rilindja e ka bërë baltë

schedule13:55 - 12 Prill, 2021

schedule 13:55 - 12 Prill, 2021

Largimi i të rinjve për një të ardhme më të mirë jashtë vendit është një ndër problematikat më të mprehta të familjeve shqiptare. Ky fakt ka detyruar edhe një zotëri nga Durrësi që të shpërthejë në akuza ndaj të majtës që qeveris vendin duke theksuar se tani është penduar që ka votuar për PS-në.

“Unë kam qenë i majtë vetë. Kam ardhur këtu nga Leskoviku siç keni ardhur ju nga qytete të ndryshme për të ndërtuar të ardhmen, por këta të Rilindjes e kanë bërë baltë fare. Kam rritur dy fëmijë me shumë sakrifica dhe i dërgova jashtë për një të ardhme më të mirë. Durrësi tani është kapur peng nga 3 familje dhe vetëm ata mund të pasurohen e askush tjetër”, tha ai duke bërë thirrje që të shkohet masivisht në votime në 25 prill.

“Duhet të marrë fund kjo që po ndodh me Durrësin dhe Shqipërinë, prandaj më 25 prill të mbështesim njerëzit tanë, Fredin dhe djemtë tanë të zonës dhe të votojmë me mend në kokë. Këta (Rilindja sh.r) janë bërë kanceri i vendit dhe duhet të shporren”, tha ai gjatë një takimi të kandidatit demokrat Ferdinand Xhaferaj në Durrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!