Socialisti “godet” Dritan Lelin: Kalon kohën në aktivitete pa vlerë dhe lë pas dore punët

schedule12:58 - 28 Maj, 2021

schedule 12:58 - 28 Maj, 2021

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Vlorë Ilir Metaj ka kritikuar kryebashkiakun socialist Dritan Leli në lidhje me gjendjen në plazhet e qytetit bregdetar. Metaj shprehet se Leli në vend që të kalojë kohën në aktivitete pa vlerë duhet të angazhohet për punë konkrete pasi tashmë jemi në sezon turistik.

“Mirëmëngjes, këto foto i bëra te Plazhi i Ri, plazhi kryesor, publik i Vlorës. Më saktë duhet thënë Lëndina e re. Sepse plazhi i bukur me rërë(investim i qeverise si pjesë e projektit fantastik të Lungomares), tashmë nuk ekziston më.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, në vend që të kaloje kohën nëpër aktivitete- fasadë pa asnjë vlerë,do duhej të angazhohej në punë konkrete sepse jemi brenda sezonit turistik veror tashmë dhe të paktën plazhet duhet të ishin të pastruar e mirëmbajtur.

Them të paktën plazhet, sepse rradha e punëve të mosbëra është e gjatë.  Nuk e di, kë pret Leli të vijë e të bëjë punët e përditshme të Bashkisë. Ai edhe mund të presë në fakt, se kjo nuk e pengon të mbushë fejsbukun me foto kostumesh që ndërron përditë,,problemi është që Vlora nuk pret!

Sezoni turistik që ka nisur, nuk pret! Bizneset që mezi presin sezonin, nuk presin! Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist në qytetin e tij”, shkruan Metaj.

Dritan Leli pati një përplasje me kryeministrin Edi Rama para zgjedhjeve të 25 Prillit, pasi nuk pranoi të tërhiqet si kryebashkiak për të kandiduar për deputet në qarkun e Vlorës. /mv.abcnews.al

FOTOT E PULIBKUARA NGA METAJ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!