Socialistët në Portugali kalojnë 10 pikë para socialdemokratëve në sondazhe

schedule11:00 - 5 Tetor, 2019

schedule 11:00 - 5 Tetor, 2019

Socialistët në Portugali po përgatiten për fitoren e radhës në zgjehdjet e së dielës, duke u mbështetur dhe në sondazhet e fundit që i rendisin të parët. Por gjithësesi ata do të kenë nevojë për një aleat për të qeverisur.

Në prag të zgjedhjeve të së dielës në Portugali, socialistët e kryeministrit në largim Antonio Kosta mbeten në krye të sondazheve të cilat parashikojnë deri në 38 për qind të votave. Në këtë mënyrë ata do të merrnin një numër më të madh vendesh në parlamentin e vendit në krahasim me katër vjet më parë, por gjithësesi jo aq sa duhet për të pasur një mazhorancë qeverisëse. Pra ata duhet të kërkojnë sërish aleanca.

Në parashikimet para zgjedhjeve ata janë 10 pikë para socialdemokratëve, lideri i të cilëve Rui Rio, shpreson ende të marrë ndonjë votues në radhët e të pavendosurve.

Katarina Martins e cila në vitin 2015 dyfishoi votat në bllokun e të majtës duke e çuar në 10 për qind pas eksepriencës në koalicionin qeverisës, konfirmon sërish këtë përqindje duke u renditur e treat në sondazhe. Por ajo shpreson të marrë dhe më shumë vota që të ketë më shumë peshë në aleancën me socialistët.

Më pas renditen komunistët e Jeronimo de Sousa. Disa analistë politikë mendojnë se do të jetë fushata e tij e fundit elektorale pasi gara për ndryshimin e liderit Brenda partisë ka nisur.

Të parët që mbyllën fushatën elektorale ishin kristiandemokratët, për të kryer homazhet ndaj themeluesit të partisë Amaral, i cili u nda nga jeta të enjten. Rreziku për ‘ta është që të lihen prapa nga partia animaliste PAN e André Silva e cila katër vjet më parë mori një vend në parlament dhe mund të marrë dhe më shumë në zgjedhjet e së dielës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!