Ish-ylli i mesfushës së Interit, Wesley Sneijder, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” përpara ndeshjes së sotme mes zikaltërve dhe Barcelonës.
“Nëse e shoh veten te Calhanoglu? Nuk më pëlqen të krahasoj lojtarë të epokave të ndryshme. Sigurisht, ai dhe unë luajmë në pozicione pak a shumë të ngjashme dhe ne na pëlqen të bëjmë të njëjtat veprime, të japim topin e gjatë, të gjuajmë në portë nga distanca të ndryshme, të godasim goditjet e lira.
Për mua Interi ka shumë cilësi në mesfushë, nga Barella te Mkhytarian. Asllani? Ai është një transferim i jashtëzakonshëm për të ardhmen, një lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk e dija se isha idhulli i tj, është kënaqësi për mua”, është shprehur holandezi./h.ll/abcnews.al