“S’mund të mbetemi peng i vonesave të njëanshme”, ministri gjerman kërkon heqjen e vetos në BE

schedule17:20 - 7 Qershor, 2021

schedule 17:20 - 7 Qershor, 2021

Një mesazh vjen nga Berlini që “kërcënimi” i vetos nga shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian duhet të mos ekzistojë më.

Në veçanti, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas është shprehur se e drejta e shteteve individuale për të “refuzuar vendime” duhet të hiqet. Kjo pasi sipas tij, 27 vendet nuk mund të mbeten peng i vonesave të njëanshme.

“Ne nuk mund të mbetemi peng i atyre që paralizojnë politikat e jashtme të Evropës me veton e tyre. Kështu që unë po e them hapur: vetoja duhet të hiqet, edhe nëse kjo do të thotë që ne mund të votojmë kundër saj.”

Siç u shpreh Maas, ata që kërcënojnë me veton, po luajnë pak a shumë me kohezionin e Evropës. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!