Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sms mashtruese për gjobat/ Ekspertët: Mos hapni linkun, nuk është nga policia ose E-Albania

schedule15:30 - 19 Shtator, 2025

schedule 15:30 - 19 Shtator, 2025

“I nderuar drejtues automjeti ju jeni gjobitur me 500 lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ju lutem të kryeni pagesën për të shmangur kamatvonesat ose ndëshkime të tjera”  

Nuk janë përfaqësuesit e   Policisë së  Shtetit apo plaformës e albania që iu kanë dërguar  mesazhin  në telefon, por persona që synojnë të vjedhin të dhënat tuaja personale.

Specialistët iu këshillojnë të mos klikoni mbi linkun që shoqëron mesazhin.



“Nëse klikon atë link  të ridrejton me një faqe që  duket identik  me ata të  bankës pasi faqet zyrtare mund të kopjohen lehtësisht ose imitohen  nga kriminelët kibernetik.  Ju nëse nuk shikoni elementët e dyshimtë që japin këto linqe, si domain zyrtar , atëherë mund të bini pre e mashtrimeve dhe të vendosni të dhënat tuaja mbi këto forma  ku plotësohen të dhënat dhe aty mund të vidhen të gjitha të dhënat tuaja dhe të përdoren nga këto keqbërës kibenetik dhe kemi pasur raste kur qytetarët kanë rënë pre e tyre.”

Por çfarë masash ka marrë Autoriteti  Kombëtar për Sigurinë Kibernetike?

“Kemi kontaktuar per bllokimin e këtyre e linqeve  të mos jenë më të aksesueshme në sistemin tonë kibernetik.  Kemi komunikuar me Policinë e Shtetit për mbajtjen në monitorim….”

Nga raportimet e qytetarëve  dhe  monitorimet në darkweb, vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit,   Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka zbuluar  688 raste  të rrjedhjeve të të dhënave.

“Qëllimi final I këtyre keqbërësve kibernetik që targetojnë qytetarët në masë është përfitimi monetar….    Nëse doni të verifikoni thirrni numrin zyrtar….” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!