Smogu “mbyt” Tajlandën, 2.4 milionë njerëz me probleme shëndetësore

schedule09:43 - 20 Prill, 2023

schedule 09:43 - 20 Prill, 2023

Në Tajlandë, ndotja e ajrit që nga fillimi i vitit e deri më tani ka bërë që rreth 2.4 milionë njerëz të kenë probleme shëndetësore. Autoritetet shëndetësore në vend, ka theksuar se disa zona të të cilave po mbyten nën një smog toksik.

Mediat e huaja ndër të tjera shkruajnë se cilësia e dobët e ajrit ka bërë që 2.4 milionë njerëz të kërkojnë trajtim mjekësor që nga janari, me 184,465 pranime në spital vetëm këtë javë, ka thënë Dr Opas Karnkawinpong, sekretari i Ministrisë së Shëndetit Publik.

Bangkok dhe qyteti verior i Chiang Mai ishin ndër qytetet më të ndotura në botë këtë mëngjes, sipas firmës së monitorimit të cilësisë së ajrit IQAir .

Dr Opas shpjegoi se problemet e frymëmarrjes, dermatiti, inflamacioni i syve dhe dhimbja e fytit ishin ndër arsyet më të zakonshme për vizitat mjekësore.

Autoritetet shëndetësore i kërkuan qytetarëve që të përdorin maska ​​të cilësisë së lartë N95 kundër ndotjes së ajrit, të mbyllë dritaret dhe dyert, të kalojë sa më pak kohë jashtë dhe të ushtrojë në ambiente të mbyllura.

Ndër të tjera ekspertët thonë se “mjegulla” toksike është e lidhur me tymin nga zjarret në pyje dhe djegien e kallamishteve nga fermerët, si dhe me emetimet nga automjetet dhe industria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!