“S’më besohet sa shpejt fluturon koha”, reperja e njohur ndan imazhet e ëmbla me të birin

schedule07:29 - 1 Shkurt, 2021

schedule 07:29 - 1 Shkurt, 2021

Pak muaj më parë, reperja Iggy Azalea konfirmoi se ishte bërë nënë për herë të parë. “Unë kam një djalë. Po vazhdoja të prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por ndihem sikur sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e kuptoj se do të jem gjithmonë në ankth për të ndarë një lajm të madh me botën.” shkroi Iggy.

Pak kohë më pas, reperja konfirmoi gjithashtu dhe ndarjen nga babai i vogëlushit, Playboi Carti. Në fakt, artistja la të kuptohej se i kishte dhënë fund marrëdhënies me Cartin përmes disa postimeve në rrjete sociale, spekulime të cilat i konfirmoi më pas.

Së fundmi, reperja 30-vjeçare ka shpërndarë disa fotografi të papublikuara më parë të djalit të saj, Onyx-it. “Nuk mundem dot ta besoj sa shpejt fluturon koha. Deri dje ishte një top i vockël në krahët e mi”, shkroi Azalea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!