Roma e Milani kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen. Në kryeqytet afrimi i Marash Kumbullës nuk mjafton dhe trajneri Fonseca pret një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Chris Smalling, i cili vjet bëri një sezon të mirë në Serie A. Anglezi ishte marrë nga Roma në huazim dhe po bisedonte me Manchester United për transferimin përfundimtar.
Në itali raportojnë se marrëveshja është drejt mbylljes dhe pritet vetëm zyrtarizimi. “Djajtë e Kuq” do të përfitojnë 15 milion euro nga shitja e qendërmbrojtësit. Vetë Smalling pritet të nënshkruajë për tre vite dhe të përfitojë 3 milion euro në sezon.
Milani në krahun tjetër ka dy alternativa. Njëri është Takehiro Tomiyasu, japonezi i Bologna që vjet zhvilloi sezonin e parë në Serie A. Gjithsesi shanset për transferimin e tij po zvogëlohen dhe më shumë mundësi ka që kuqezinjtë të transferojnë nga Matija Nastasic nga Schalke 04. /abcnews.al