Smalling lë Romën: Eksperiencë speciale, keqardhje që po iki!

schedule10:38 - 4 Gusht, 2020

schedule 10:38 - 4 Gusht, 2020

30 ndeshje dhe 3 gola të shënuar, jo keq për një mbrojtës. Chris Smalling provoi të luante në Serie A këtë sezon me fanellën e Romës, ndërkohë që nuk ka pasur një marrëveshje për transferimin përfundimtar nga Manchester United.

Në këto kushte, Smalling duhet të largohet dhe nuk do të mund të aktivizohen në Europa League. Keqardhja është e madhe tek anglezi, i cili gjithsesi tregon se është ndjerë shumë i vlerësuar në Romë dhe se nuk do ta harrojë këtë eksperiencë të përjetuar.

“Jam i mërzitur që nuk mund të përfundoj atë që nisëm këtë sezon. Ishte speciale të përjetoja dashurinë që u shfaq ndaj meje në një periudhë të shkurtër dhe nuk do ta harroj. Dua të falënderoj dhe të uroj fat dhe më të mirat për të gjithë lojtarët dhe stafin kundër Sevilla”, shkruan Smalling në Twitter. / abcnews.al