Slot: Ishim të pafat, ndaj një skuadre që drejtohet nga Mourinho vështirë të shënosh

schedule09:51 - 26 Maj, 2022

schedule 09:51 - 26 Maj, 2022

Feyenoord u mposht nga Roma në finalen e Conference League, takim që u luajt për herë të parë në histori në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania”.

Skuadra holandeze u ndal nga shtyllat dhe nga portieri i Romës, teksa ishte shumë afër të fitonte një trofe historik, por mbrojtja e krijuar nga strategu Jose Mourinho e detyroi të largohet nga Tirana drejt Roterdamit pa trofe.

Pas ndeshjes trajneri i holandezve, Arne Slot ka theksuar se ndaj skuadrës së Mourinhos ishte shumë e vështirë të depërtoje në mbrojtje, edhe pse djemtë e tij bënë maksimumin.

“Është gjithmonë interesante kur sheh si shkojnë 15 minutat e parë. Në atë pjesë ne kishim kontrollin e ndeshjes. Por një pjesë loje zgjat 45 minuta. Dhe problemet tona ishin me zgjedhjet që bënë lojtarët tanë, me apo pa topin. U thashë lojtarëve gjatë pushimit që ata duhej të bënin më mirë. Në pjesën e dytë ne ishim të vëmendshëm që në fillim, por duhet pak fat dhe ne nuk e kishim. Kishim kohën dhe mundësinë që të shënonim dhe nuk ia dolëm. Ndoshta ka të bëjë edhe me cilësinë e kundërshtarëve.

Në një finale nuk ke dhjetëra shanse, mund të kesh dy. Në një finale ndaj një skuadre Italiane është veçanërisht e vështirë të krijosh raste e aq më shumë kur është një skuadër italiane e drejtuar nga Muourinho”, ka deklaruar Slot. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!