Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar ditën e sotme sloganin që do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Lexo edhe: Vjosa Osmani cakton 14 shkurtin, datë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami zbuloi në rrjetin social “Facebook” se motoja e LDK-së për këto zgjedhje që përkojnë edhe me ditën ndërkombëtare të të dashuruarve është “Mbesim në Lidhje” e shoqëruar bashku edhe me një zemër të kuqe.
Sakaq ditën e djeshme Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se 14 shkurti do të jetë dita që do të mbahen zgjedhjet e përkohshme parlamentarë në Kosovë.
/abcnews.al/