Mbi 30 sipërmarrës sllovenë po zhvillojnë një mision biznesi në Shqipëri të kryesuar nga ministri slloven i ekonomisë Zdravko Pocivalsek. Në takimin e zhvilluar, Ministri i Fiancave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, prezantoi lehtësitë për sipërmarrësit e huaj në sektorin e turizmitm, duke i ftuar ata të invstojnë në këtë sektor. Ministri Ahmetaj pati edhe një takim bilateral me ministrin Slloven, ku theksuan se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është i ulët. Ahmetaj ftoi sipërmarrjen sllovene të investojë krahas turizmit edhe në sektorët e energjisë dhe zhvillimit teknologjik.
Sllovenët mision biznesi në Shqipëri
schedule16:56 - 6 Nëntor, 2017
schedule 16:56 - 6 Nëntor, 2017