Sllovakia vendos të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën

schedule22:10 - 26 Tetor, 2023

schedule 22:10 - 26 Tetor, 2023

Kryeministri i ri i Sllovakisë, Robert Fico, ka thënë sot se qeveria e tij do të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, raportuan mediat e vendit.

“Nuk do të mbështes asnjë ndihmë ushtarake për Ukrainën” tha thënë Fico, i cili drejton partinë proruse SMER-SD, sipas faqes sllovake të lajmeve “Aktuality”.

“Ndërprerja e menjëhershme e operacioneve ushtarake është zgjidhja më e mirë që kemi për Ukrainën. BE-ja duhet të ndryshojë nga një furnizues armësh në një paqebërës”, ka deklaruar ai, duke përsëritur premtimet e fushatës zgjedhore.

Fico kundërshton sanksionet perëndimore ndaj Moskës dhe dëshiron që BE-ja të detyrojë bisedime të paqes.

“Unë nuk do të votoj për asnjë sanksion kundër Rusisë nëse nuk shohim analiza të ndikimit të tyre në Sllovaki”, ka thënë ai.

Fico do të marrë pjesë në samitin e BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel ku do të diskutohen zhvillimet e fundit në lidhje me Ukrainën.

“Më mirë le të angazhohen në negociatat e paqes për dhjetë vjet sesa t’i shohim të përfshihen në një dekadë konflikti pa zgjidhje”, ka thënë Fico, duke treguar preferencën e tij për përpjekjet diplomatike.

Vërejtjet e Ficos erdhën një ditë pasi presidentja Zuzana Caputova miratoi një qeveri të re koalicioni trepartiak.

Partia e majtë SMER e Ficos fitoi zgjedhjet në shtator me një premtim për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake për Ukrainën, ndalimin e emigracionit dhe mbrojtjen e sovranitetit sllovak.

Kjo ishte hera e tretë që ai mori detyrën e kryeministrit. Fico është kryetari i partisë SMER, pjesë e një koalicioni qeveritar trepartiak që përfshin partinë Hlas dhe Partinë Kombëtare Sllovake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!