Sllovakia për herë të parë mund të ketë një Presidente femër

schedule14:28 - 18 Mars, 2019

schedule 14:28 - 18 Mars, 2019

Suzana Kaputova, avokate ambientaliste, mund të jetë Presidentja e parë femër në historinë e Sllovakisë. Ajo ka fituar bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve duke marrë dyfishin e votave të rivalit të saj. Ndërsa në 30 mars do të zhvillohet balotazhi.

Liberalja Suzana Kaputova, kritike me qeverinë në pushte, është në rrugën e duhur për tu bërë presidentja e para grua e Sllovakisë në balotazhin e 30 marsit, pasi ka fituar dy herë më shumë vota se rivali i saj Maroš Šefcovic, i mbështetur nga partia në qeveri në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajt në 17 mars. Avokatja ambientaliste ka marrë 40.57% në krahasim me 18.66% të Šefcovic. Sipas të dhënave zyrtare, pjesëmarrja në votime ka qenë 48.74%. bëhet fjalë për humbjen e parë të madhe për populistët në nivel evropian.

Liderja liberale shprehet në mbështetje të abortit dhe të drejtave për çiftet homoseksuale, duke shpjeguar se një fëmijë do të jetonte më mirë me dy persona të dashur të së njëjtës gjini, se sa në një jetimore. Nëse Kaputova, 45-vjeç do të fitonte në raundin e dytë, ajo do të bëhej presidentja e parë femër në historinë e vendit.

Ajo deklaroi se rezultati ishte një mesazh i qarët i sllovakëve për ndryshim. Përfaqësuese e partisë Sllovakia progresive, që nuk ka vende në parlament, ajo është një risi në skenën politike, ndërsa rivali i saj, 52 vjeçari konservator, Sefcovic, është zëvendës president i Komisionit Evropian.

Emri i Kaputovës u bë i njohur fillimisht kur nisi të drejtonte një betejë, e cila zgjati 14 vjet, kundër një vendgrumbullimi mbeturinash të paligjshme. Së fundmi ajo i është bashkuar protestave anti qeveritare në Sllovaki pas vrasjes së gazetarit Jan Kusiak dhe të fejuarës së tij, në shkurt të një viti më parë. Protesta që detyruan kryeministrin Robert Fiko që të jepte dorëheqjen.

Të humburit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë kandidatët sovranistë, nën 15 për qind të votave ndaloi gjykatësi Stefan Harabin, përfaqësues i të djathtës populiste, anti emigrant dhe anti BE, një  rezultat të dobët mori dhe Marian Kotleba, një tjetër përfaqësuese e ekstremit të djathtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!