Sllovakia i ka dhënë Ukrainës sisteme mbrojtëse ajrore S-300 për ta ndihmuar të mbrohet kundër agresionit rus, konfirmoi sot kryeministri sllovak, Eduard Heger, raporton AFP.
Në një deklaratë të postuar në Twitter, Heger shtoi se masa nuk do të thotë se vendi i tij i është bashkuar konfliktit me Rusinë.
I would like to confirm that #Slovakia has provided #Ukraine with an air-defence system S-300. #Ukrainian nation is #bravely defending its sovereign country and us too. It is our duty to help, not to stay put and be ignorant to the loss of human lives under #Russia’s agression.
— Eduard Heger (@eduardheger) April 8, 2022
“Mund të konfirmoj se Republika Sllovake i ka dhuruar Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300, pas kërkesës së Ukrainës për ndihmë. Dhurimi i sistemit nuk do të thotë se Republika Sllovake është bërë pjesë e konfliktit të armatosur në Ukrainë”, shkruan kryeministri sllovak./abcnews.al/