Sllovakia është vendi i dytë në BE, pas Hungarisë, që ka miratuar vaksinën ruse Sputnik V, tha në një deklaratë ministri i shëndetësisë së vendit Vladimir Lengvarsky. Fushata e vaksinimit me Sputnik V pritet të nisë në qershor.
Në mars, Agjencia Europiane e Barnave nisi vlerësimin e Sputnik V por ende nuk ka rekomanduar përdorimin e saj emergjent në të gjithë Bashkimin Europian.
Hungaria miratoi vaksinën rusë në janar kur BE po luftonte për të rritur furnizimin e vaksinave. BE ka autorizuar katër vaksina për Covid-19: Comirnaty, Moderna, Vaxzevria dhe J & J’s Janssen./abcnews.al