Sllovaki, ish-komandoja ekzekutoi gazetarin investigativ

schedule23:59 - 12 Prill, 2019

schedule 23:59 - 12 Prill, 2019

Një ish-pjesëtar i forcave të armatosura në Sllovaki ka pranuar vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuçiak dhe të fejuarës së tij vitin e kaluar. Miroslav Marçek dhe tre persona të tjerë, të gjithë të ndaluar, janë akuzuar për vrasjet që shkaktuan protesta masive në Sllovaki dhe një ndërrim të figurave kyçe të pushtetit.

Dy të rinjtë u ekzekutuan në Shkurt të vitit të kaluar në shtëpinë e tyre në një fshat rreth 65 kilometra në lindje të kryeqytetit Bratisllavë. Prokurorët kanë akuzuar biznesmenin sllovak Marian Koçner se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit, që po hetonte lidhjet mes një grupi afaristësh dhe politikanësh sllovakë me mafian italiane.

Mediat lokale raportojnë se Marçek e ka pranuar vrasjen e dyfishtë dhe se ka qenë drejtues i grupit me të dyshuarit e tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!