Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sllovaki, drejt fundit hetimet mbi gazetarin e vrarë

schedule22:45 - 23 Shtator, 2019

schedule 22:45 - 23 Shtator, 2019

Autoritetet sllovake po çojnë drejt fundit hetimet mbi vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuçiak, që denoncoi aferat korruptive të qeverisë. Mes 5 personave te dyshuar është edhe një biznesmen i njohur për lidhje të ngushta me politikën.

Policia në Sllovaki ka përfunduar pjesën më të madhe të hetimeve mbi vrasjen e gazetarit Jan Kuçiak dhe të fejuarës së tij vitin e kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes së vajzës së vrarë për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Çështja vazhdon të trondisë Sllovakinë në një kohë kur vendi ndodhet përpara zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen në shkurt të 2020-s. Pesë persona të akuzuar për vrasjen dhe familjiet e dy viktimave do të njihen me dosjen hetimore dhe do t’u jepet mundësia të propozojnë futjen e provave shtesë. Një prokuror i posaçëm që po mbikëqyr çështjen do të vendosë më pas nëse do ta çojë atë në gjykatë apo do të kërkojë të dhëna shtesë. Vrasja e Jan Kuçiak në shkurt të 2018-s, pasi kishte zbuluar aferat korruptive të qeverisë shkaktoi protesta masive në vend, të cilat detyruan kryeministrin e atëhershëm Robert Fiko të jepte dorëheqjen. Ai u zëvendësua nga i zgjedhuri i tij Peter Pelegrini dhe sërish partia e tij SMER mbetet më popullorja në sondazhe. Subjekt i investigimeve të Kuçiak ishte në veçanti biznesmeni sllovak Marian Koçner, një nga 5 personat që është në pritje të gjyqit dhe i njohur për lidhje me politikanë të partive të ndryshme. Katër nga të akuzuarit, përfshirë Koçner, janë vetëdeklaruar të pafajshëm, ndërsa i pesti ka pranuar se ka qëlluar gazetarin dhe të fejuarën dhe ka bashkëpunuar me drejtësinë. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!