“S’lëviz nga Barcelona, kam një parim në lidhje me tërheqjen”

schedule15:26 - 21 Nëntor, 2019

schedule 15:26 - 21 Nëntor, 2019

Tërheqja nga futbolli është një nga vendimet më të vështira për çdo lojtar. Mosha dhe fiziku bëjnë të vetën me kalimin e kohës, por varja e këpucëve mbi gozhdë mbetet një vendim i dhimbshëm. Gjithsesi, ky nuk është problem i madh për Gerard Pique. Mbrojtësi i njohur është një prodhim i akademisë së Barcelonës.

Katër vite u aktivizua me Manchester United (në mes edhe një huazim 1-vjeçar te Real Zaragoza), teksa prej vitit 2008 vazhdon të jetë një pikë referimi në mbrojtjen e ekipit katalanas. 32-vjeçari, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 me Barçën, ka folur rreth së ardhmes në një prononcim për Mundo Deportivo, aty ku zbulon edhe se kur pritet t’i japë fund karrierës.

Barcelona do të jetë klubi im i fundit, nuk kam asnjë qëllim të vesh uniformën e ndonjë skuadre tjetër. Kontratat duhen respektuar dhe dua të vazhdoj deri në vitin 2022. Nuk e di nëse do jem në gjendje t’ia dal. Nëse vërej se humbas rëndësinë në ekip ose shoh që nuk do jem në një nivel të pranueshëm, nuk do të kem asnjë lloj problemi për t’u tërhequr më parë“, komenton Gerard Pique. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!