Skype dhe telefon! Covid-19 ndalon vizitat e familjarëve për të burgosurit në Kosovë

schedule17:10 - 19 Tetor, 2020

schedule 17:10 - 19 Tetor, 2020

Në Kosovë janë ndaluar të gjitha vizitat e familjarëve dhe të tjerëve për të burgosurit. Ky vendim është marrë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Vendimi do të zbatohet nga data 21.10.2020, ndërsa si alternativë do të mundësohen telefonatat më të shpeshta dhe komunikimi përmes Skype.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Express thuhet se pastrimi i rrobave për të burgosurit do të organizohet nëpër institucione. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 118 raste të reja me koronavirus dhe tre persona kanë humbur jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!