Skuadrat “big” kërkojnë Tielemans, mesfushori i Leicester ka një “ëndërr”

schedule17:46 - 10 Mars, 2022

schedule 17:46 - 10 Mars, 2022

Lojtari i Leicester City, Youri Tielemans mund të largohet gjatë merkatës së verës nga skuadra angleze. Shumë zëra e lidhin 24-vjeçarin me një kalim në “Santiago Bernabeu”.

Klubet si Arsenali, Manchester United, Barcelona, ​​Chelsea, Manchester City dhe Liverpool kanë shprehur interesim për Tielemans, i cili së fundmi la të kuptohet se nuk do nënshkruajë ndonjë kontratë të re me Leicesterin.

Sipas “Foot Mercato” raporton se ish-ylli i Monacos e dëshiron të kalojë në “Santiago Bernabeu” dhe të mbajë veshur fanellën e Real Madrid, pavarësisht se Man City ka nisur kontaktet me agjentin.

Gjithashtyu sipas burimit në fjalë thuhet se drejtuesit madrilenë po përgatitet për të ardhmen pa Toni Kroos dhe Luka Modric në mes, dhe Leicester mund të lërë Tielemans të largohet për 40 milionë euro, duke pasur parasysh kontratën afatshkurtër.

Tielemans ka shënuar shtatë gola dhe dhuruar tre asistime nga 32 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke e çuar totalin në 24 gola dhe 22 asistime në 141 ndeshje që nga huazimi fillestar në janar 2019. /f.a/abcnews.al