“Skuadra gati! Para marsh!” Dy shqiptarët venë në rresht ushtarët grekë, tërbim në Greqi

schedule12:30 - 15 Janar, 2021

schedule 12:30 - 15 Janar, 2021

Një video e publikuar sëfundmi në rrjetet sociale ka shkaktuar tërbim në mediat greke. Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, njëri prej tyre me banim në rrugën “5 Maji” në Tiranë, të cilët me sa kuptohet kanë rol drejtues në një repart ushtarak.

Pasi flasin shqip në video dhe përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri, dy të rinjtë urdhërojnë ushtarët e tjerë të rreshtuar që të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre, raporton abcnews.al.

Skuadra, gati tu! Para marsh“, dëgjohet të thotë njëri prej tyre fill pas videos duke qeshur më pas me njeri-tjetrin.

Pas publikimit të videos, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.

Siç kuptohet nga ajo që thonë, shqiptarët nuk fyejnë Greqinë, thjesht përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri duke i publikuar më pas pamjet në Instagram, por kjo gjë nuk u ka pëlqyer disa grekëve.

Duhet theksuar se janë disa mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si një kusht për marrjen e shtetësisë. Një fakt të tillë e vënë në dukje edhe mediat greke që kanë publikuar plot shqetësim lajmin në fjalë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!