Skuadra e Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Enton Kale dhe sulmuesit Agustin Torasa. Bardhe-blutë japin sinjale të qarta për edicionin e ardhshëm
Tirana kryen dy përforcime të rëndësishme për edicionin e ardhëshm. Bardhe-blutë kanë nënshkruar me mesfushorin brazilian Elton Kale dhe me sulmuesin argjentinas Agustin Torasa i cili më parë ka mbajtur veshur fanellën e partizanit.
Elton Cale është zyrtarisht bardhe-blu. Mesfushori brazilian me tipare sulmuese ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Tiranën.
Ish futbollisti i Flamurtarit do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës për dy sezonet e ardhshme. Kualitet dhe eksperiencë në kampionatin shqiptar, Cale është i Tiranës.
Në muajin korrik braziliani do ti bashkohet ekipit në ditët e para përgatitore.
Agustin Torrasa është zyrtarisht bardhe-blu. Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Tiranës për sezonin e ardhshëm me opsionin për të vazhduar bashkëpunimin edhe me një tjetër vit.
Torrasa vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardhe-blu. Ish futbollisti i Flamurtarit do ti bashkohet Tiranës në ditët e para përgatitore në muajin korrik.
Është njoftimi i skuadrës së Tiranës për dy blerjet e njëpasnjëshme të cilët pritet të rrisin cilësinë në skuadër. Tirana kërkon të lërë pas krahëve periudhën e errët të viteve të fundit ku objektivi primar ka qenë mbijetesa. Dy zyrtarizmet e dites së sotme janë një sinjal i qartë se klubi bardhe-blue shumë shpejt do të rikthehet në majën e futbollit shqiptar./ABC News Albania 24/7