Skuadra e Tiranës shumë pranë transferimit të sulmuesit të njohur

schedule20:15 - 9 Korrik, 2019

schedule 20:15 - 9 Korrik, 2019

Skuadra e Tiranës është shumë pranë transferimit të sulmuesit që aktivizohet me Luftëtarin, Ismael Dunga. Për bardh e blutë ky do të jetë përforcimi i katërt për këtë merkato verore.

Skuadra e Tiranës është shumë pranë zyrtarizimit të sulmuesit afrikan Ismael Dunga i cili sezonin e kaluar ka mbajtur veshur fanellën e Luftëtarit. Bardh e blutë kanë arritur prej kohësh akordin me sulmuesin por problemi i vetëm është skuadra gjirokastrite.

Luftëtari pretendon se Dunga ka firmosur për tre sezone ndërkohë që kjo mohohet nga vetë futbollisti që thekson se kontrata e firmosur është vetëm një vjeçare.

Dunga do të ishte një garanci në fazën sulmuese për skuadrën më të titulluar në Shqipëri. Zyrtarizmi i sulmuesit të Luftëtarit do të kishte një efekt zinxhir tek bardh e blutë që do të detyrohen të heqin dorë nga shërbimet e shtatlartit Majkell Ngo.

Një futbollist i cili nuk gëzon besimin maksimal të trajnerit Ardian Mema. Tirana ka zyrtarizuar në këtë merkato tre futbollistë, Kale, Bathen dhe Torrasen ndërkohë që shumë shpejt do të zyrtarizohet dhe futbollisti i radhës.

Qëllimi i kryeqytetasve është rikthimi në majën e futbollit shqiptar për të rivalizuar denjësisht me skuadra si Partizani apo Kukësi.

Bardh e blutë nuk marrin pjesë në kupat e Evropës dhe kanë më shumë kohë në dispozicion se rivalët për të përgatitur skuadrën për sezonin e ardhshëm./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!