Skuadra e Teutës ka zgjidhur problemin e sulmit pasi ka nënshkruar me sulmuesin malazez Darko Nikaç. Durrsakët janë gati për ndeshjen ndaj Ventspils në Europa League
Skuadra e Teutës do të luajë ndaj Ventspils në turin e parë të Evropa League dhe skuadra po përgatitet maksimalisht për të qenë gati. Durrsakët kanë zyrtarizuar sulmuesin 28 vjeçar Darko Nikacc që aktivizohej në kampion malazez. Në gjysmën e sezonit aktual, bomber ka shënuar 12 gola. Nikacc do të zëvendësoje të larguarin Amadou Latif.
Ka firmosur sot paradite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Darko Nikaç është përforcimi i gjashtë zyrtar për skuadrën durrsake. Sulmuesi 28-vjeçari nga Podgorica e Malit të Zi, luante që nga janari i këtij viti, me Iskran në kampionatin e vendit të tij, teksa në 17 takime, ka shënuar edhe plot 12 gola, është njoftimi i skuadrës së Teutës.
Sa i përket të ardhmes së Sherif Kallakut, klubi durrsak ka publikuar reagimin e vetë futbollistit që hedh dritë mbi të ardhmen.
“Unë kam një kontratë me Teutën dhe për një sezon dhe do e respektoj deri në fund të tjerat i di klubi ndaj nuk është se më tërheq ideja për tu larguar nga Teuta por dua të jap më të mirën për këtë ekip. Do më shihni tek Teuta, ekipi im i zemrës ekipi që më ka dhuruar shumë kënaqësi dhe emocione. Unë e ndjej veten durrsak dhe do bëj ç’është e mundur për Teutën dhe sport dashësit durrsak“, thekson Sherif Kallaku./ABC News Albania 24/7