“Skuadra e BE, uniformë me numrin 11”, Marta Kos dhuratë Ramës: Kur të përfundojmë integrimin, ngjitem në majën e Korabit, me ju

schedule11:08 - 13 Mars, 2025

schedule 11:08 - 13 Mars, 2025

Një dhuratë dhe një premtim, krahas deklaratave politike, kishte rezervuar komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos për kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Ajo I dhuroi kreun të qeverisë uniformën me numërin 11, ku shkruhej ‘Skuadra Europiane”, ndërsa tha se me mbarimin e procesit të integrimit, do të ngjitet në majën e Korabit me të.

“Kam një dhuratë për ju. Angazhimi im është që unë jam një figurë sportive, kemi parë edhe kampionatin europian të futbollit kam parë Bajramin me golin e eshpejtë ndaj Italisë dhe e kuptoj sa të shpejtë mund të jetë ju për t’u anëtarësuar në BE Basketbolli ka luajtur një rol në jetën tuaj. Dhurata ime për ju sot është, dhe kjo uniform është simbolike, duam që e gjitha Shqipëria të bëhet pjesë, ndaj ju dhamë edhe numrin 11 në këtë uniformë. Unë nuk luaj dot basketboll me ju por kur ne të përfundojmë procesin e integrimin, unë do të ngjitem në majën e Korabit, ndaj shpresoj se do ia dal mbanë, por do të doja shumë të vinit me mua.” tha ajo.

Rama: Nëse kur të hyjmë në BE, do t’ju jap një kryeministër të ri e të freskët. Jam i prekur 11 është një numër i shkëlqyer, jam krenar të kem një ekip mjaft të përkushtuar dua të shpreh këtu mirënjohjen për Majlidën dhe Adean, dhe gjithkujt që është i angazhuar në këtë.Si edhe ambasadorit Hoxha që është Lionel Messi ynë në punët e jashtme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!