Skuadra e Arsenal fitoi derbin londinez përballë Chelseat

schedule21:45 - 19 Janar, 2019

schedule 21:45 - 19 Janar, 2019

Skuadra e Arsenal ka fituar derbin e Londrës ndaj Chelseat me shifrat e pastra 2-0. Lakazete dhe Koshielny janë autorët e dy golave për Arsenalin.

Arsenal është fituesi i derbit të Londrës përballë skuadres se Chelseat. Topçinjte fituan pastër 2-0 kundër rivalëve të qytetit në një takim ku Chelsea ushtroi një kontroll më të madh të topit, por në fund buzëqeshën topçinjtë e Londrës. Arsenal luajti në këtë pa mesfushorin Mesut Ozil i cili vazhdon të qëndrojë në stol. Rezultati zhbllokohet shumë shpejt. Sulmuesi Lacazete lëshon një të djathtë të fuqishme duke kaluar vendasit në epërsi. Chelsea nuk dorëzohet dhe tenton golin e barazimit por pa rezultat. Në minute e 36, sulmuesi Aubameyang për pak sa nuk shënon golin më të bukur në karrierë por topi shkon ngjitur me shtyllën. Gjuthsesi dy minuta më vonë Arsenal realizon edhe golin e  dytë. Kësaj radhe është mbrojtesi Koshielny që pasi i shkëputet mbrojtjes së Chelsea, e dërgon lehtëisht topin në rrjetë për shifrat 2-0.  Në fundin e  pjesës së parë, Chelsea është i pafat pasi shtylla i mohon golin. Në pjesën e dytë rezultati mbetet i pandryshuar dhe Arnseal fiton derbin e Londrës. Një fitore që vlen shumë për të besuarit e trajnerit Unai Emery për kualifikimin në Champions League./abcnews.la

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!