Interi është në kërkim të një mbrojtësi për të zëvendësuar Milan Skriniar i cili do të largohet së shpejti.
Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, zikaltërit po shikojnë veçanërisht në Premier League dhe vlerësojnë tre emra.
Më i përshtatshmi, për karakteristikat teknike është Trevoh Chalobah i Chelsea. Dy opsionet e tjera janë Victor Lindelof i Manchester United të cilin Interi e kërkon në formën e huazimit, por United nuk e pranon këtë formulë.
Dhe tjetri është Thilo Kehrer i West Ham, i cili më parë u është ofruar zikaltërve para se të transferohej te klubi aktuarl./ h.ll/abcnews.al