Skriniar më i miri i Sllovakisë: Uroj që Hamsik të mos jetë zemëruar me mua

schedule15:34 - 23 Mars, 2020

schedule 15:34 - 23 Mars, 2020

Sllovakia ka zgjedhur futbollistin më të mirë të sezonit. Federata në bashkëpunim me të përditshmë Pravda ia kanë dhuruar këtë çmim Milan Skriniar. Mbrojtësi i Interit triumfoi me 344 vota dhe tha këto fjalë pas suksesit të arritur.

Më vjen keq që ceremonia e ndarjes së çmimeve nuk mund të zhvillohet këtë vit, por në këtë periudhë, për fat të keq, nuk është e mundur. Jam shumë i lumtur për këtë çmim, falënderoj ata që më kanë mbështetur, nga familja te tifozët, dhe njerëzit që votuan për mua.

Vitin e kaluar, Lobotka tha se vetëm në momentin që Hamsik të shkonte në Kinë, një lojtar tjetër përveç tij mund ta fitonte këtë çmim. Shpresoj që Marek të mos jetë zemëruar me mua. Shëndeti është gjëja kryesore këto ditë, kështu që le të qëndrojmë në shtëpi dhe të kujdesemi për veten”, deklaron mbrojtësi 25-vjeçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!