Skrapar/ Çifti holandez futet për të notuar në Osum, njërin prej tyre e merr rrjedha e ujit

schedule20:06 - 8 Maj, 2023

schedule 20:06 - 8 Maj, 2023

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Skrapar. Në spitalin e Çorovodës është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetase holandeze, 64 vjeçare, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj ishin futur për të notuar në lumin Osum.

64 vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!