Skocia rihap udhëtimet me Britaninë dhe Uellsin nga 26 prilli

schedule15:56 - 13 Prill, 2021

schedule 15:56 - 13 Prill, 2021

Skocia do të lejojë qytetarët e saj të udhëtojnë në Angli dhe Uells duke filluar nga 26 Prilli, sipas njoftimit të ministres Nicola Sturgeon.

Vendi gjithashtu do të rihapë të gjitha dyqanet, pub-et, restorantet dhe kafenetë në 26 prill.

Rastet në Skoci kanë shënuar rënie, dhe janë në nivelin më të ulët që nga shtatori, sipas të dhënave të qeverisë. Pjesa më e madhe e vendit ka qenë në bllokim që nga 26 dhjetori.

Me një popullsi prej 5.4 milion banorësh,  rreth 2,682,706 persona kanë marrë dozën e parë Covid-19 dhe 605,126 persona do të marrin dozën e dytë duke filluar nga e marta./abcnews.al