Qeveria skoceze i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi të paraqitur nga laburistët skocezë. Mocioni u rrëzua me 70 vota kundër, kundrejt 58 votave që ishin për rrëzimin e qeverisë.
Pavarësisht se kishte mbështetjen e Tories Skoceze dhe Liberal Demokratëve, mocioni nuk pati mbështetjen e të Gjelbërve skocezë.
Laburistët skocezë vazhduan me mocionin e tyre pavarësisht se Humza Yousaf njoftoi dorëheqjen e tij si kreu i SNP-së dhe kryeministër në fillim të kësaj jave.
Yousaf njoftoi dorëheqjen pikërisht sepse mendonte se qeveria e tij nuk do t’i mbijetonte mocionit të mosbesimit.