Skoci, parlamenti shqyrton projektligjin për eutanazinë

schedule14:10 - 28 Mars, 2024

schedule 14:10 - 28 Mars, 2024

Një projekt-ligj për të lejuar skocezët t’i japin fund jetës së tyre është paraqitur sot në Parlament, me shumicën në favor.

Nëse projektligji miratohet, atëherë Skocia do t’i bashkohet listës së vendeve që përfshin Zvicrën, Kanadanë, Zelandën e Re, Austrinë dhe Ekuadorin, ku eutanazia lejohet në kushte të caktuara.

Projektligji për vetëvrasjen e asistuar për të rriturit me sëmundje të pashërueshme do t’u jepte të rriturve me aftësi mendore të diagnostikuar me një sëmundje të drejtën për t’i dhënë fund jetës së tyre.

Aplikantëve do t’u kërkohet gjithashtu të kenë jetuar në Skoci për të paktën një vit dhe dotë administrojnë vetë substancën që do t’i japë fund jetës së tyre.

Një sondazh nga grupi i fushatës Dignity in Dying, i cili është në favor të legjislacionit, zbuloi se më shumë se tre të katërtat e skocezëve e mbështesin.

Votimi përkatës në Parlamentin skocez pritet të bëhet pas disa muajsh.

Qeveria gjysmë autonome skoceze, e cila ka kontroll mbi fusha të tilla si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe në një farë mase taksat, në të kaluarën ka ndryshuar në politikë nga tre vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar: Anglia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut.

Lideri laburist i Britanisë, Keir Starmer, i cili sipas sondazheve do të jetë kryeministri i ardhshëm, ka shprehur dëshirën e tij për legalizimin e eutanazisë pas zgjedhjeve të ardhshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!