“Skllevërit” e naftës-Vetting

schedule19:15 - 9 Maj, 2020

schedule 19:15 - 9 Maj, 2020

Jetojnë e punojnë mbi një tokë, nën të cilën ka miliona dollar, por ata janë shumë të varfër; jetojnë në mjerim me borxhe nëpër listat e marketeve.

Kanë 25 paga të papaguara, kanë mesatarisht 40 vjet që punojnë nëpër helme, të prekur nga sëmundje për shkak të profesionit.

Shteti i ka braktisur në fatin e tyre dhe kompanitë i shftytëzojnë si të duan, të pashqetësuar nga institucionet shtetërore, pa respektuar të drejtat e punëtorëve.

Janë naftëtarët e Ballshit dhe historia e tyre e protestave e grevave të urisë për shtatë vjet, në përpjekje të përditshme për të marrë djersën e tyre vetëm përmes protestave.

Gazetarja e Abc News, Luljeta Progni ka përgatitur një speciale për ta, të cilën ju ftojmë ta ndiqni. /abcnew.al/