Skleroza multiple, në mosha të reja/ Mjekët: Janë shtuar rastet pas pandemisë së Covid

schedule15:37 - 30 Maj, 2024

schedule 15:37 - 30 Maj, 2024

Eliza Dema ka  mbaruar studimet e larta në Itali për gjuhë dhe letërsi të huaj, por sot është e papunë.   Në moshën 21 vjeçare zbuloi se vuante nga  skleroza multiple. Sëmundja neurologjike autoimune po I vështirëson lëvizjen çdo ditë.

“Më ka shkaktuar problme të ndryshme, ecja, lëvizja, shikimi janë të gjithë simptoma të sëmundjes.   Në Itali jam shkolluar ndërkohë që isha e sëmurë me sklerozë multiple, por nuk isha aq rëndë.  Pastaj kam punuar në institucione të ndryshme shtetërore deri në një moment të caktuar  që kisha probleme motorike.   Unë nuk mund të ecë për të shkuar deri në punë.  unë duhet të kem patjetër ndihmës”

Skleroza multiple  shenjat e para i jep me dobësi trupore, mpirje të gjymtyrëve, humbje ekuilibri dhe probleme me shikimin.  Në Shqipëri mbi 1800 persona vuajnë prej saj. Të gjithë në moshë të re.  Mjekët vërejnë shtim të sëmundjeve imune pas pandemisë së Covid.

“Mosha mesatare e fillimit diku tek  28-  30 vjeç, kemi dhe 15 vjeç dhe 12  vjeç rrallë kemi mbi 40 vjeç. Është një farë perceptimi që kemi më shumë raste, jo vetëm për këtë sëmundje, por për  disa pathologji të tjera imune, kemi një farë rritje”

Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për  sklerozën multiple  pacientët kërkojnë më tepër mbështetje. Qendra fizioterapie e trajtim psikologjik,  ndërsa mjekët futjen e ilaçeve të reja për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

“Ende nuk ka një medikament të vetëm në botë që e shëron sëmundjen,  të gjitha  mjekimet që përdoren janë tentativa për ta stabilizuar situatën,  ka disa nuanca që disa medikamente janë më të përdorshme në një fazë të sëmundjes, në një formë të saj,  ne ende se kemi këtë larmi. Mjekësia ka gjithomonë nevojë për të futur medikamente të reja”

Shkaku I  sëmundjes është ende I panjohur. Mendohet për një kombinim të faktorëve genetik dhe atyre  mjedisor ndërsa studimet  tregojnë se prek më tepër femrat se meshkujt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!