Mozzik duket se po e mban premtimin që krejt 2020-ta do të jetë viti i tij. Super hitet që solli dhe së fundmi dhe lançimi i albumit “MozzArt” e renditën reperin shqiptar në krye të artistëve më të dëgjuar, duke lënë pas mjaft emra të suksesshëm të estradës shqiptare.
Billboard Albania ka publikuar listën e artistëve më të dëgjuar dhe të suksesshëm të kësaj jave, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi Mozzik vijon të mbetet në krye të klasifikimit. Por pavarësisht suksesit, reperi ka qenë dhe mjaft i kritikuar.
View this post on Instagram
Së pari për shkak të projektit Madonna dhe së fundmi me turin që ndërmori për të shpërndarë CD falas të albumit nëpër Kosovë, pasi qeveria e ndaloi këtë për shkak të Covid-19. Mozzik u shpreh se nuk kishte asnjë përfitim tjetër përveçse të bënte të lumtur fansat e tij, ndërsa iu kërkoi këtyre të fundit ndjesë për situatën e krijuar. /abcnews.al/