“S’kishte as krim e as fantazma te inceneratori”, ironia e Tabakut: Foton me ngjyrën mavi ta administrojmë

schedule15:49 - 16 Shkurt, 2022

schedule 15:49 - 16 Shkurt, 2022

Pjesë e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve këtë të mërkurë ishte kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve për inceneratorin e Elbasanit nuk kanë munguar as ironitë. Shkak u bë kërkesa e deputetes Antoneta Dhima për të administruar fotot e prezantuara nga Llatja.

“Të administrohen të gjithë foto e prezantuara nga Llatja për nevoja të komisionit hetimor. Faktet janë fakte e vërteta është e vërtetë. Ju vetëm thërrisni krimi krimi, fantazma fantazma dhe s’kishte as krim dhe as fantazmë kur shkuam atje s’kishte, gjërat ishin atje. Edhe fotot janë pamje të situatës atje”, tha Dhima.

“Këtë foton me ngjyrën mavi dua ta administrojmë si provë patjetër. Edhe raportin e mjedisit ta administrojmë si provë”, u përgjigj Tabaku.

Gjatë dëshmisë së dhënë prej tij, Llatja u përgjigj se impianti ka punuar që ditën e parë dhe është fikur një muaj e gjysmë më përpara, pas marrjes në sekuestro nga Gjykata e Posaçme, pasi mungon lënda e parë e nevojshme që është gëlqerja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!