“Skifteri” shqiptar zhduket nga radari, detyron gjykatën të marrë vendimin e papritur

schedule18:07 - 4 Maj, 2022

schedule 18:07 - 4 Maj, 2022

Një shqiptar ka vënë në vështirësi gjykatën italiane duke e detyruar që të shtyjë datën e gjyqit për 1 vit.

31-vjeçari shqiptar duhet të ishte paraqitur ditën e hënë në Gjykatën e Torinos, pasi akuzohet për 15 vjedhje, por në seancë është paraqitur vetëm avokati i tij, çka ka detyruar gjyqtarët që të shtyjnë me 1 vit datën e ardhme të gjyqit duke e caktuar më 9 maj të vitit 2023.

Shqiptari akuzohet se përgjatë vitit 2016-të ka “pastruar” 15 apartamente, por që në asnjë moment policia nuk arriti ta vërë në pranga.

Kjo ishte dhe arsyeja që gjykata vendosi shtyrjen me 1 vit të gjyqit me shpresën që policia italiane të bëjë të mundur arrestimin e tij.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!