Më shumë e lodhën dëmtimet ekipin e Gjilanit sesa Vushtrria. Ekipi i Gentian Mezanit fitoi 0-3 në transfertë dhe tani kryeson me pikë të barabarta me Ballkanin. Razak Keita dhe Armend Halili i dhuruan avantazhin e dyfishtë që në pjesën e parë “Skifterave”.
Trajneri vlonjat u detyrua t’i kryente të tre zëvendësimet në pjesën e parë. Frashëri, Keita Azis dhe Busic u detyruan të largohen si pasojë e dëmtimeve, teksa Progni vulosi fitoren e Gjilanit me golin e shënuar në pjesën e dytë. Vendasit gjetën golit e nderit me anë të Shalës në minutat shtesë dhe e gjithë ndeshja u mbyll 1-3.

Ferizaj u rikthye te fitorja pas 4 humbjeve rresht. Një autogol i Melos Zenunajt i dhuroi fitoren në shtëpi ekipit të Bekim Isufit përballë Flamurtarit nga kryeqyteti. Ky sukses e ngjit Ferizajn në kuotën e 12 pikëve. Po aq pikë kanë edhe kuqezinjtë, të cilët vinin nga fitorja në Prishtinë kundër Dritës. /abcnews.al
Ferizaj – Flamurtari 1-0
(Zenunaj (aut) 27′)
Vushtrria – Gjilani 1-3
(Shala 90+11′ / Razak Keita 19′, Halili 44′, Progni 78′)

