Ski/ Lara Colturi befason në SHBA, renditet e 9-ta në Sllallomin Gjigant

schedule22:16 - 30 Nëntor, 2024

schedule 22:16 - 30 Nëntor, 2024

Skiatorja shqiptare ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, me 18-vjeçaren, Lara Colturi, e cila arriti të siguronte një vend mes 10 më të mirëve, në Sllallomin Gjigant, në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lara u rendit e 9-ta me 2 performanca mjaft të mira.

Sa i përket triumfuesve, duhet të ishte fitorja e 100 në karriere për Ameriken Mikaela Shiffrin, por e cila nuk arriti të  mbyllë lëshimin e dytë, gjë nga e cila përfitoi kampionia olimpike,  suedezja Sarah Hector, e cila fituar këtë etapë Amerikane të Sllallomit Gjigant.

Ndërkaq, kujtojmë se të dielën do të jetë një tjetër garë emocionuese kësaj here në Sllallom ku pritet një tjetër rezultat fantastik për Larën e cila është “abonuar” midis vëndin e një prej10 më të mirave të Botës. /i.m /abcnews.al