Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të këtoj të fundit për ligjin “anti-KÇK”.
Duke iu referuar demokratëve të cilët e kanë kundërshtuar ligjin, Rama u tha se “s’keni parë gjë akoma”.
Ndërkohë, përmes një postimi në Twitter, Basha shprehet se “Rama ka frikë nga hija e vet”. Sipas Bashës, për Ramën mishërimi më i qartë i KÇK është, vetë qeveria e tij.
“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon t’i mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij”, shkruan Basha.
/abcnews.al